Bota

Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson, kryeministri britanik përfundon në terapi intensive, shetin e lë në duart e Sekretar

6 Prill 2020, 19:29 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson, kryeministri britanik

ANGLI– Kryeministri britanik Boris Johnson, ka kaluar në terapi intensive pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Johnson ndodhet në gjendje të rënduar.

Ata shtojnë më tej, se një nga shkaqet e përkeqësimit të shëndetit të kryeministrit britanik është edhe fakti që ai ka punuar shumë, teksa ishte shtruar në spital.

Ndërsa drejtimin e vendit, Johnson mësohet se ja ka lënë Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab.

Johnson rezultoi pozitiv me Covid-19 para disa ditësh dhe vetëm një natë më parë u shtrua në spital. Paraditen e sotme, kryeministri i Britanisë së MAdhe u fut në oksigjen pasi pati komplikacione.

Vetë Johnson njoftoi me anë të një statusi në rrjetet sociale se ishte shtruar në spital pas këshillës së mjekut të tij.

Me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për teste rutinore pasi ende ndjej simptomat e koronavirusit. Jam në humor të mirë dhe jam në kontakt me ekipin tim pasi punojmë për të luftuar këtë virus, për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shkroi ai. 

Në një video që kryeministri publikoi në Twitter të premten nga karantina, ku ai ishte në izolim u pa që ishte shumë i lodhur si shkak i koronavirusit. Ndërkohë, e fejuara e kryeministrit britanik, Carrie Symonds ka deklaruar publikisht se edhe ajo është e infektuar me Covid-19. Symonds është edhe shtatzënë. Ajo po pret fëmijën e parë me kryeministrin britanik. 

Nndërkohë, në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota birtania e madhe boris johnson boris johnson me covid-19 dominic raab koronavirusi ne angli birtania e madhe boris johnson boris johnson me covid-19 dominic raab koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll