Del me Covid-19 biznesmeni në Elbasan, pronari i restorantit pranë Gjykatës u infektua bashkë me kasapin që i sillte mishin
6 Prill 2020, 20:08Nga DOSJA
ELBASAN– Një biznesmen, pronar i një restoranti në Elbasan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas AbcNews, 46-vjeçari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij. Mësohet se 46-vjeçari është dërguar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ mbrëmjen e sotme pasi ka shfqur probleme shëndetësore dhe aktualisht po kurohet.
I infektuari me Covid-19 e ka lokalin në lagjen “5 maji”, pranë Gjykatës së Elbasanit, dhe burime nga zona tregojnë se frekuentuesit e këtij ambienti janë avokatë, prokurorë, gjyqtarë dhe efektivë policie.
Ai e ka lokalin në lagjen “5 maji”, pranë Gjykatës së Elbasanit, dhe burime nga zona tregojnë se frekuentuesit e këtij ambienti janë avokatë, prokurorë, gjyqtarë dhe efektivë policie. Gazetari i abcnews.al bën me dije se në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij. pritet që të dalin rezultatet e analizave ëedhe për 12 persona të tjerë.
Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku imonolog, Genc Sulçebe ka thënë se deri tani lajm i mirë është prodhimi i anti-trupave nga vetë organizmi i njeriut. Në një lidhje liv...
TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë sot me dije se Shqipëria është bërë pjesë e studimit të OBSH. Fico u shpreh se as...
TIRANË– Mjeku Jetish Jetishi, nga Gjakova e ka fituar betejën me Covid-19 pasi rezultoi pozitiv ditë më parë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me vajzën e tij. P...
Aktualitet 6 Prill 2020, 19:11
TIRANË– Epidemiologia Adela Vasili është shprehur se nuk i përgjigjet pyetjes se kur do të mbarojë epidemia e koronavirusit. në një lidhje me Skype për emi...
BERAT– Një person është vënë në pranga nga policia në Berat, pasi ka përfituar nga karantinimi për t’u futur në shtëpitë e pabanuara dhe për të grabitur. Ngjarj...
TIRANË- Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu thotë se qeveria duh...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga laboratori ku aktualisht kryhen analizat për Covid-19. Laboratori është vendosur brenda Institutit të Shëndetit Publ...
TIRANË- Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz. Ish-Kreu i ...