Aktualitet

Ngritën kryqin gjigand dhe flamurin e Vorio-Epirit në Himarë, thirren në Polici 10 persona. Reagon PDIU dhe Omonia

5 Prill 2020, 10:27 Nga DOSJA
Ngritën kryqin gjigand dhe flamurin e Vorio-Epirit në Himarë,

HIMARË– Thirren në Polici për të deponuar punëtorë dhe banorët të zonës së Himarës, që dje vendosën një kryq gjigand dhe ngritën flamuarin e Vorio-Epirit tek Manastiri.

Pamjet bënë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagim në të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa sot 10 prej tyre që morën pjesë në vendosjen e Kryqit janë paraqitur në Polici, ku kanë mbërritur edhe hetues nga qyteti i Vlorës. Nuk dihen ende nëse do të merret masë ndalimi për ndonjë prej qytetarëve, por Dosja.al ka mësuar se 3 prej tyre do të ndalohen derisa Gjykata të marrë një vendim.

 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila u ka bërë thirrje që organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj kësaj ngjarje që sipas kësaj partie ka shkelur dinjitetin kombëtar.

Pamjet e ngritjes së kryqit dhe flamurit i publikoi ditën e djeshme historiani Arben Llala, sipas të cilit disa prej të pranishmëve janë pjesë e OMOINA-s, Aleks Bala dhe Kristo Gjini. Madje sipas historianit, në vendin ku u ngrit kryqi është planifikuar që të ndërtohet edhe një kishë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks bala arben llalla flamuri grek ne himare kristo gjini aleks bala arben llalla flamuri grek ne himare kristo gjini

Sondazh

Poll