Art&Argëtim

Akuza për blerje klikimesh, Flori i ‘përvishet’ Sabri Fejzullahut: S’ti kam marrë ty lekët

22 Mars 2019, 15:28 Nga DOSJA
Akuza për blerje klikimesh, Flori i ‘përvishet’ Sabri

Një deklaratë e këngëtarit Sabri Fejzullahu ku përmend emrin e kolegut të tij Flori Mumajesit për blerje klikimesh ka bërë xhiron e portaleve.

“Është e pamundur, edhe ai Flori Mumajesi që bën 3 milion klikime për një ditë. Nuk është normale. Tani po më vjen keq që ja zura emrin në gojë, por s’ka mundësi,”– dëgjohet teksa thotë Fejzullahu.

Ka shumë si Flori,”- përgjigjet edhe prezantuesi i emisionit “Gjesi T7”, ku ishte i ftuar Sabri Fejzullahu.

Mirëpo nuk ka vonuar dhe ka ardhur edhe reagimi i Flori Mumajesit. Në një status në Instagram, teksa ka publikuar videon ku Fejzullahu bën deklaratën e tij në emision, Mumajesi shkruannë dialektin kosovar:

Pse kapesh me mua axha Sabri? Edhe po t’i kem blerë nuk t’i kam marrë ty paratë. Pse mërzitesh kaq shumë? Aman mos më. Flori edhe kur të tjerët kanë ngrënë m*t, i ka lënë në punë të ngopen mirë, se nuk kam qenë dhe nuk jam dhe nuk do të jem ndonjëherë shembull për blerje klikimesh.

Askujt nuk i ndërhyj në jetën e tij. Kur arrijnë vetë shumë klikime nuk dëgjohen, vetëm fërkojnë gjoksin sikur janë artistë të mëdhenj, ndërsa kur nuk i bëjnë vetë merren me llafe.

 

 

Ncncncnc ??‍♂️ pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger ? I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.??‍♂️ nejse e vertet klikimet edhe mund te blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrieren? momenti me i bukur ne kete video kur “prezantuesi” thote : JO KA SHUME SI FLORI??‍♂️??

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz blerje klikimesh flori mumajesi kengetare shqiptare sabri fejzullahu blerje klikimesh flori mumajesi kengetare shqiptare sabri fejzullahu

Sondazh

Poll