Aktualitet

“Janë shqiptarë vëlla, s’kam ç’u bëj”, tregtari ankohet për qytetarët që nuk ruajnë distancën: S’kanë as do

4 Prill 2020, 13:51 Nga DOSJA
“Janë shqiptarë vëlla, s’kam ç’u

TIRANË– Disa prej tregtarëve janë ankuar se qytetarët nuk e ruajnë aspak distancën nga njëri-tjetri teksa bëjnë blerjet dhe nuk vendosin as doreza dhe as maska. Në videon e publikuar nga Abcnews, shihet se si qytetarët e mbledhur grumbull, nxitojnë të bëjnë pazaret në orën e tyre që kanë marrë leje duke qenë se nesër që është e dielë, është gjithçka e mbyllur.

Siç e shikon vetë nuk e ruajnë distancën. Janë shqiptarë, s;kemi ç’u bëjmë. U japim qese që t’i kapin me qese perimet, ndërsa për tjetër gjë, nuk mbajmë dot përgjegjësi. Marrin furnizime për dy ditë dhe turren të gjithë,”- thotë një prej tregtarëve.

Në orën 13:00 të mesditës së sotme vendi është në karantinë të plotë, për tu hapur edhe njëherë mëngjesin e së hënës. Shqipëria ndodhet në izolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Bizneset janë mbyllur dhe shumë qytetarë kanë humbur punët duke mbetur kështu në pritje të pagës së luftës. Covid-19 u shfaq në vendin tonë në fillimin e muajit mars dhe solli mbylljen e të gjithë shqiptarëve. Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 333 dhe janë shënuar 18 viktima. 99 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Totali i testimeve është 2247, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2020, 10:50

SHQIPËRI-Shkeli vetë-karantinimin, merr 7 milionë lekë të vjetra gjobë. Policia e Shtetit nuk kursen masat administrative për të gjithë ata që shkelin masa...