Aktualitet

Detaje nga pacienti i nëntë me COVID-19 në Elbasan, 57-vjeçari punonte si kasap, dezinfektohet vendi i punës

4 Prill 2020, 12:30 Nga DOSJA
Detaje nga pacienti i nëntë me COVID-19 në Elbasan,

Elbasan– Detaje të reja kanë dalë për personin e nëntë të infektuar me COVID-19 në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuari është një 57 vjeç, i cili punonte si kasap në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit. Ndërkohë është dezinfektuar vendi i tij i punën dhe banesa ku jetonte 57-vjeçari. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon lufta me COVID-19. Numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 333 dhe janë shënuar 18 viktima. 99 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Totali i testimeve është 2247, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2020, 10:50

SHQIPËRI-Shkeli vetë-karantinimin, merr 7 milionë lekë të vjetra gjobë. Policia e Shtetit nuk kursen masat administrative për të gjithë ata që shkelin masa...