Aktualitet

Dynden shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës, 37 emigrantë bllokohen në kufi, 6 të tjerë gjobiten

4 Prill 2020, 12:54 Nga DOSJA
Dynden shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës, 37

Gjirokastër– Dynden shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në doganën e Kakavijës sapo ka mbërritur një autobus nga Athina, në të cilin ndodhen 30 emigrantë. Shqiptarët nuk lejohen që të futen në tokën shqiptare, pa paraqitur ndonjë arsye të fortë apo pa pasur një autorizim nga ambasada shqiptare në Athinë. Në total, numri i shqiptarëve të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës është 37.

Ndërkohë, 20 persona të tjerë janë kthyer mbrapsht drejt Greqisë. Po kështu, janë kapur edhe 6 shqiptarë nga FRONTEX, të cilët po futeshin në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Këta të fundit u proceduan me gjobë dhe u lanë të vetkarantinohen në banesat e tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Prill 2020, 10:50

SHQIPËRI-Shkeli vetë-karantinimin, merr 7 milionë lekë të vjetra gjobë. Policia e Shtetit nuk kursen masat administrative për të gjithë ata që shkelin masa...