Sport

Shqipëri-Turqi/ Dyndje tofizësh kuqezi në “Loro Boriçi”, shiten afro 11 mijë bileta

22 Mars 2019, 15:02 Nga DOSJA
Shqipëri-Turqi/ Dyndje tofizësh kuqezi në “Loro

SHKODËR– Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë në kuadër të rrugëtimit për në “Euro 2020”. Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndërkohë që jemi 5 orë para ndeshjes, burime për Dosja.al theksojnë se janë shitur afro 11 mijë bileta ndërkohë që stadium “Loro Boriçi” në Shkodër ka një kapacitet prej 16 mijë vendësh. Ndër to vetëm 1 mijë bileta janë blerë nga tifozët turq.

Deri në startin e takimit pritet që numri i shitjes së biletave të rritet edhe disa mijëra të tjerë, nëse do të vazhdohet me këtë ritëm shitjesh. 

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit dhe Drejtoria vendore e Policisë në Shkodër ka bërë me dije llogjistikën e transportit dhe vendet ku mund të parkojnë tifozët që do të marrin pjesë.

Gjithashtu policia ka kërkuar të shmangin mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta. Qyteti i Shkodrës është veshur kuqezi në mbështje të kombëtares.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 11 mije bileta euro2020 loror borici ndeshja ne shkoder shqiperi turqi 11 mije bileta euro2020 loror borici ndeshja ne shkoder shqiperi turqi

Sondazh

Poll