Sport

Dëmtohet mesfushori i Turqisë, trajneri: I njohim shqiptarët

21 Mars 2019, 20:19 Nga DOSJA
Dëmtohet mesfushori i Turqisë, trajneri: I njohim shqiptarët

Lajmi i mirë për Shqipërinë dhe i keq për Turqinë. Mesfushori i ish-skuadrës së Cikalleshit, Istambul Basaksehir, Kahveci, është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të luajë ndaj kuqezinjve, duke u kthyer te klubi i tij. 

Ndërkohë, trajneri Senol Gunes, që këtë vit ka marrë drejtimin e përfaqësuses turke, pasi më parë ishte te stoli i Besiktasit, beson se do fitojë pasi sipas tij rivali i vërtetë është Franca dhe Islanda.

Ai u ndal edhe te forca e Shqipërisë dhe tha se “të dy skuadrat besoj e njohin njëra-tjetrën. Ne i njohim ata, ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam t’i fitojmë të gjitha”.

Në Grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar. Përçarje në kombëtare? Jo, aspak! Në klube sigurisht që ka, por në kombëtare nuk ekziston.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 kombetarja shqiptare shqiperi turqi trajneri i kombetares turke senl gunes euro 2020 kombetarja shqiptare shqiperi turqi trajneri i kombetares turke senl gunes

Sondazh

Poll