Art&Argëtim

Plas sherri në qendrën studentore ku është izoluar Robert Berisha, përleshje në grup rreth mesnatës

3 Prill 2020, 09:09 Nga DOSJA
Plas sherri në qendrën studentore ku është izoluar Robert

KOSOVË- Këngëtari Robert Berisha prej 14 ditësh është i karantinuar në qendrën studentore në Prishtinë, dhe sot është në pritje të rezultatit të testit për koronavirusin. Por, Telegrafi ka bërë me dije se mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një sherr masiv, pikërisht në godinat e qendrës studentore, midis disa personave të izoluar.

“Përleshja ka ndodhur rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”,– është shprehur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përleshjeje, dhe personat që u përfshinë në konflikt. Robert Berisha postoi mbrëmjen e djeshme lajmis, se sot pret të dalë nga izolimi, prej plot dy javësh. Këngëtari është në pritje të rezultatit të testit për Covid-19.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kengetari ne izolim perleshje ne qendren studentore robert berisha kengetari ne izolim perleshje ne qendren studentore robert berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Prill 2020, 16:48

TIRANË– Personazhi i njohur si Lekë Plepi ka uruar kryeministrin Edi Rama për ditën e 1 Prillit, e cila njihet gjithashtu edhe si dita e gënjeshtrave.Me an...