Art&Argëtim

Robert Berisha në pritje të testit të Covid-19 që të dalë nga karantina: Ishalla del negativ, se kështu jam…

2 Prill 2020, 18:06 Nga DOSJA
Robert Berisha në pritje të testit të Covid-19 që

KOSOVË- Këngëtari i njohur, Robert Berisha që prej dy javësh është në karantinë, në një konvikt në  Prishtinë, pasi ai u kthye nga një udhëtim që kishte bërë në Amerikë. Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka njoftuar se nesër pret që të dalë nga karantina, nëse testi i Covid-19, i rezulton negativ.

Ndërkohë këngëtari ka bërë të ditur se ai ndihet mjaft mirë përsa i përket gjendjes shëndetësore, dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë izolimit.

“Nesër testin, ishalla negativ, se kështu boll pozitiv jam”- ka shkruar këngëtari sipër fotos së tij.

Roberti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ka postuar foto dhe ka hyrë edhe live në ‘Instagram”

Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar.

 (A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne kosove robert berisha koronavirusi ne kosove robert berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Prill 2020, 16:48

TIRANË– Personazhi i njohur si Lekë Plepi ka uruar kryeministrin Edi Rama për ditën e 1 Prillit, e cila njihet gjithashtu edhe si dita e gënjeshtrave.Me an...