Art&Argëtim

Këngëtari italian Albano Carrisi vlerëson gjestin e paharruar të Shqipërisë, i bën thirrje shqiptarëve: Bashkë do festo

3 Prill 2020, 07:04 Nga DOSJA
Këngëtari italian Albano Carrisi vlerëson gjestin e paharruar

ITALI– Këngëtari italian, Albano Carrisi ka vlerësuar dhe është prekur nga gjesti i dërgimit të ekipit të mjekëve shqiptarë në Itali. Ai ka dërguar një videomesazh për të gjithë shqiptarët, ku shprehet se lidhjet midis dy popujve janë forcuar edhe më shumë, dhe se së bashku do të festojmë funeralin e këtij virusi të mallkuar.

Me këtë videomesazh dërguar mikes së tij, gazetares shqiptare, Zenepe Luka, ai i bën thirrje shqiptarëve të qendrojnë në shtëpi, që të shpëtojnë sa më shumë jetë.

“E dashur mikja ime Zenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesante. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi. Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe”,- është shprehur këngëtari Italian, në videomesazhin dërguar gazetares shqiptare.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz albano carrisi kengetari italian koronavirusi videomesazhi i kengetarit italian albano carrisi kengetari italian koronavirusi videomesazhi i kengetarit italian

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Prill 2020, 16:48

TIRANË– Personazhi i njohur si Lekë Plepi ka uruar kryeministrin Edi Rama për ditën e 1 Prillit, e cila njihet gjithashtu edhe si dita e gënjeshtrave.Me an...