Art&Argëtim

Irma Libohova bie pre e gënjeshtrave, publikon mesazhet që e trembën: Është bërë komunikimi zyrtar nga Policia e Shtetit,

2 Prill 2020, 07:16 Nga DOSJA
Irma Libohova bie pre e gënjeshtrave, publikon mesazhet që e

TIRANË– Këngëtarja, Irma Libohova po respekton me përpikmëri rregullat e karantinës, por një mik i saj e vuri në dyshime. Me një postim në rrjete sociale, Irma Libohova ka treguar se s’i ‘e hëngri’ gënjeshtrën për 1 prill, nga miku i saj.

Me një link lajmi nga Top Channel dhe një mesazh në ëhatsapp, miku I këgëtares, ka bërë me dije Irmën, se ajo ka thyer lejen e daljes dhe ka dalë në lajme.

Biseda:

Miku i këngëtares: Irmaaaa. Ke dalë në lajmeee.

Irma Libohova: Qyqa, kuuu.

Miku i këngëtares: Të ka kapur e-albania, ke dalë pa leje

Irma Libohova: Fake. Unë jam në shtëpi, as në oborr s’kam dalë.

Këngëtarja ka sqaruar poshto fotos , se ky ishte një rreng nga miku i saj: “Sado u mundova të jem vigjilente, në ditën e madhe të 1 prillit, prapëseprapë nc! Teknologjia që ç’të them? Rrengun me klas e bëri profja i këtij zanati. Rrofsh profe! Ta kthefsha në ditë lirie!”

Ndërkohë Irma ka publikuar bashkëngjitur dhe lajmin që kishte sajuar miku i saj, ku thuhej se ishtë bërë një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit. Epo këngëtarja nuk e paska kaluar lehtë 1 prillin!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 1 prilli irma libohova irma libohova pre e genjeshtrave këngëtarja 1 prilli irma libohova irma libohova pre e genjeshtrave këngëtarja

Sondazh

Poll