Art&Argëtim

Me javë të tëra të izoluar në shtëpi! Nëse nesër kthehemi në normalitet, cila është gjëja e parë që do të bëni?

1 Prill 2020, 19:29 Nga DOSJA
Me javë të tëra të izoluar në shtëpi! Nëse

TIRANË– E keni menduar ndonjëherë se si do rikthehemi në realitet pasi të mbarojë ëndrra e keqe e koronavirusit? Cila është dëshira juaj më e madhe? Doni të shkoni në një qendër estetike dhe të kujdeseni për vete, apo thjesht doni të shihni një film në kinema?

Mendoni për një çast se do të kthehemi nesër në jetën normale, cila është dëshira më e madhe që keni? Vetëm pak javë më parë, të gjithë vijonim të pashqetësuar rutinën tonë të përditshme, për disa ndoshta nuk kishte ndonjë  aktivitet të veçanë por ishte jeta jonë.

Imagjonini pak një të nesërme ku njerëzit do të mund të qëndrojnë pa frikë pranë njëri-tjetrit, do të konsumonin një kafe apo thjesht një xhiro në rrugën e preferuar në qytet. Po ju? Nëse nesër ktheheni në jetën e zakonshme, në rutinën e mërzitshme, çfarë do të bënit?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim koronavirus koronavirus

Sondazh

Poll