“Kemi pajisjen që zbulon COVID-19”, Prokuroria nis verifikimin për Spitalin Amerikan
1 Prill 2020, 17:58Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet pas deklaratave nga Spitali Amerikan se ka nisur që të bëjë testin që zbulon nëse je apo jo i infektuar me COVID-19. Sipas burimeve të Dosja.al, prokurori Alket Mersini ka hapur një procedim për të verfikuar nëse Spitali Amerikan ka dhënë këtë shërbim javët e fundit apo jo.
Verfikimi ka nisur pas një deklaratë të drejtorit të këtij spitali privat, Klodian Allajbeu, i cili ka thënë se zotërojnë pajisjen që zbulon pacientët e infektuar me COVID-19. Por nga ana e Institutit të Shëndetit Publik është deklaruar se testet e COVID-19 janë ekskluzivitet i tyre dhe nuk mund t’i kryejë asnjë institucion tjetër.
Po ashtu mësohet se Laboratori i Virologjisë në ISHP është i vetmi i certifikuar në Shqipëri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kryer teste të tilla.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në një reagim për mediat sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri. Edhe Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një tjetër anëtar i grupit të njohur si “Bajrat e Shkodrës” është liruar. Sipas informacioneve bëhet me dije se Klaudio Hoxhalliu është i lirë pas ...
TIRANË– Shkolla prej më shumë se 3 javësh vijojnë të jenë të mbuyllura për shkak të pandemisë së COVID-19 që ka kapur dhe vendin tonë, por ntedera pë...
TIRANË- Një qytetar nga Durrësi, roje i Pallatit të Kulturës “Aleksandër Xhuvani”, G.K., në lidhje telefonike në “ABC News” ka denoncuar mungesën e reagimi...
TIRANË-Erand Llanaj epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, në një lidhje me skype nga Hungaria për Ora News është shprehur se spërkalat e kollitjes ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije sot se 64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishini i pagesës së ndihmës ekonomike. ...
FIER- Djali i deputetes së Partisë Socialiste në Fier, Antoneta Dhima është shëruar nga koronavirusi. 26-vjeçari është kthyer në shtëpi ku do të qëndrojë...
TIRANË– Pedagogu i njohur, Rezart Prifti ka qënë i ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus ku edhe ka folur lidhur me mënyrën se si po zhvillohet ...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim sot që të mos lejojë hapjen e bare, restorenteve dhe të gjitha struktrurave të tjera tregtare që oftojnë s...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot disa udhra të rinj, ku bëhet me dije se klinikat dentare do të qëndrojnë të mbyllu...