Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, Silva Bino: Ky është piku ynë, 4 të infektuar me covid-19 i kemi rëndë

1 Prill 2020, 18:18 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, Silva Bino: Ky është piku

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino në një lidhje live me Report Tv ka folur lidhur me koronavirusin në vendin tonë.

Në fjalën e saj, drejtuesja e ISHP-së, është shprehur se duke marrë parasysh edhe periudhën e inkubacionit të pandemisë, piku i Shqipërisë mendohet se është arritur. Megjithatë sipas saj, qytetarët sërish duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat e marra nga autoritetet përkatëse.

Ky është piku jonë pak a shumë, po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe të cilëve që kërkojnë kujdes,”– është shprehur Bino. 

Bino nuk la pa përmendur edhe të infektuarit nga koronavirusi në Shqipëri, të cilët kanë shkuar në 259 persona, duke u shprehur se 4 nga të prekurit janë në gjendje të rëndë për jetën pasi kanë pasur komplikacione shëndetësore. 

“Disa të infektuar po marrin kujdes në shtëpi por kemi disa persona në kujdes intensiv në spital, 4 janë në gjendje kritike, të shpresojmë që do të ketë përmirësim,”-tha gjithashtu Bino. 

Ndërkohë, deri më tani numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll