Aktualitet

Shkollat janë mbyllur pa afat, por Zyra Arsimore Lezhë shpall tenderin 8 milionë lekë për transportin e mësuesve e nxënë

1 Prill 2020, 17:10 Nga DOSJA
Shkollat janë mbyllur pa afat, por Zyra Arsimore Lezhë shpall tenderin

TIRANË– Shkolla prej më shumë se 3 javësh vijojnë të jenë të mbuyllura për shkak të pandemisë së COVID-19 që ka kapur dhe vendin tonë, por ntedera për transportin e nxënësve po vijojnë. Sipas asaj që bëhet me dije në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, në datën 17 mars është hapur një tender me vlerë 7 milionë e 900 mijë lekë.

Më tej në këtë njoftim shtohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 60 ditë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje ka qenë në 20 mars. Ende nuk dihet se cili ka qenë fituesi i tenderi, por as qëllimi i tij, pasi asnjë nxënës e mësues nuk shkon në shkollë.

ZYRA VENDORE ARSIMORE LEZHE

1- Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor Emri Zyra Vendore Arsimore Lezhe. Adresa Sheshi “Gjergj Kastrioti” Tel/Fax 02152259 E-mail [email protected] 2. Lloji i procedurës se prokurimit:” Kerkese me Propozim. 3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër :” Sherbim transporti mesues nxenes per shkollat e ZVA Lezhe si dhe te shkollave te demtuara nga termeti “

40- Numri i referencës së procedurës/lotit REF-53464-03-09-2020 5. Fondi limit 7993 160 (shtate milion e nenteqind e nentedhjete e tre mije e njeqind e gjashtedhjete ) 6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 60 dite kalendarike 7- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 20 03/2020 8- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 20/03/2020.

Shkollat, kopshtet në të gjithë vendin janë mbyllur me një urdhër të Ministrisë së Arsimit që pas zbulimit të rastit të parë më COVID-19 në Shqipëri dhe nuk dihet se kur do hapen, pasi deri më tani ka 259 raste të konfirmuar me koronavirus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agjencia e prokurimit publik mbyllja e shkollave tenderi per transportin zyra arsimore lezhe agjencia e prokurimit publik mbyllja e shkollave tenderi per transportin zyra arsimore lezhe

Sondazh

Poll