Art&Argëtim

U kthye nga koncerti me frikën se mos ishte infektuar, këngëtarja shqiptare dy javë larg fëmijëve: Më kujtoi kohën e luf

1 Prill 2020, 10:29 Nga DOSJA
U kthye nga koncerti me frikën se mos ishte infektuar, këngëtarja

TIRANË– Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Edona Llalloshi ka rrëfyer në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin, periudhën e vështirë që kaloi, pasi ju desh të izolohej larg fëmijëve të saj. Edona ka treguar se u kthye me datë 10 mars nga Gjermania, dhe ka qëndruar e izoluar larg fëmijëve, pas frikës se mos ishte e infektuar. Këngëtarja e ka quajtur këtë periudhë të ngjashme me kohën e luftës.

“Unë në datën 10 u ktheva nga Gjermania dhe menjëherë që nga data 12 jam izoluar këtu në shtëpi. Me thënë të drejtën isha pak e frikësuar, se nuk isha e sigurt as tek vetvetja, se mos jemi infektuar edhe neve, se çdo ditë dëgjonim lajme të ndryshme. Por fatmirësisht me shëndet kemi qenë mirë, kaloi edhe ai stres, po hyjmë në javën e tretë që jemi të izoluar në shtëpi.

Java e parë ka qenë më e veshtirë, për fëmijët e mi ka qenë pak më e vështirë, derisa u ambientuan të qëndronin vetëm në shtëpi. Mua më ka kthyer 21 vite mbrapa, neve kosovarët po flas, e kujtojmë kohën e luftës kur kemi qenë në një farë mënyre kështu të izoluar, por tani është diçka krejt tjetër, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. Atëherë ka qenë një frikë krejt tjetër, tani nuk e kemi atë frikë, tani duhet të mbrohemi dhe ta mbrojmë njëri tjetrin,”- është shprehur Edona Llalloshi.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edona llalloshi kengetarja shqiptare koronavirusi kosove edona llalloshi kengetarja shqiptare koronavirusi kosove

Sondazh

Poll