Aktualitet

Rama dhe ministrat do të marrin gjysmë page për 3 muaj, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

1 Prill 2020, 05:51 Nga DOSJA
Rama dhe ministrat do të marrin gjysmë page për 3 muaj, vendimi

Tiranë- COVID-19 ‘ndëshkon’ Ramën dhe gjithë kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, për një periudhë tremujore, do të marrin gjysmën e pagës, si pasojë e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Së fundmi, është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministriave, ku sipas tij e gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj.

Vendimi: 

Kryeministri, Zv,kryeministri dhe ministrat gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shakaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, prfitojmë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale. Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës. Përjashtohen nga ky vendim nëpunësit që janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo komisionieve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më 19 mars, kryeministri Edi Rama shpalosi planin ekonomik A për situatën e krijuar në vend nga COVID-19.  Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentit nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Plani është mirëpritur nga Presidenti dhe Partia Demokratike, por kërkojnë transparencë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani ekonomik per koronavirusin edi rama plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll