Aktualitet

31 Mars 2020, 13:14 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit e saj që duan të rikthehen në SHBA, duke i lajmëruar se nesër mund të largohen me avionin e fundit.

Ka qënë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ajo që me anë të një video-mesazhi u ka dhënë lajmin amerikanëve që kanë ardhur në Shqipëri, duke theksuar se siguria e tyre ishte e rëndësishme për ta.

“Përshëndetja jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një tjetër mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri. Javën e kaluar ju thashë se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot dua t’ju njoftoj se nuk ka asnjë fluturim komercial nga Tirana. Ka pasur avionë me charter dhe i fundit ptrej tyre mund të niset nesër. Nëse doni të udhëtoni me të dhe nuk jeni përgatitur të rrini në Shqipëri në të ardhmen na kontaktoni menjëherë në mënyrë që t’ju ndihmojmë. Siguria juaj mbtet shqetësimi ynë kryesor ”, thotë ndër të tjera Kim.

POSTIMI I PLOTË:

Javën e kaluar ambasada amerikane i kërkoi shtetasve të saj që të largohen nga Shqipëria duke fluturuar tranzit në Stamboll, ndërsa disa ditë më pas njoftoi se të gjithë fluturimet ishin mbyllur. Por mesa duket është parë edhe një mundësi që shtetasit amerikanë të largohen në vendlindjen e tyre.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll