Aktualitet

31 Mars 2020, 08:07 Nga DOSJA

ITALI– Një nga infermieret shqiptare është në faqen e parë të medias italiane “La Repubblica”. Bëhet fjalë për Ornelën, e cila është vendosur në mesin e katër grave nga e gjithë bota që po luftojnë me koronavirusin.

Tre të tjerat janë nga Italia, Afrika dhe Kolumbia. “Në faqe të parë, katër gra me kombësi të ndryshme që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19 në spitalin e Cremona-s. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Iolanda dhe Chiara,”- shkruhet në faqen e parë të “La Repubblica.

Tre ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infermierja shqiptare ne median italiane la repubblica infermierja shqiptare ne median italiane la repubblica

Sondazh

Poll