Aktualitet

“Po përhapet si zjarri, por e vetmja vaksinë është dashuria”/ Rama publikon videomesazhin e personazhit të famshëm ame

31 Mars 2020, 06:37 Nga DOSJA
“Po përhapet si zjarri, por e vetmja vaksinë është

Tiranë- Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos jenë në panik, pas situatës së krijuar në vend nga COVID-19.

Rama në Facebook ka publikuar videomesazh e Richard Williams (Prince Ea), personazh i njohur amerikan, i cili tregon se Covid-19 ka paralizuar botën. Ky fundit shprehet se këtë betejë do ta fitojmë, nëse respektojmë masat. Sipas tij, e vetmja vaksinë në këtë situatë, ku bota po pushtohet nga virusi F (frika),  është dashuria.

“MIRËMËNGJES? me këtë dallgë frymëzimi dhe një përqafim të gjithëve në distancë të sigurtë?”, shprehet Rama teksa publikon edhe videon. 

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 223. 44 persona janë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama richard williams viktimat e covid ne shqiperi edi rama richard williams viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll