Aktualitet

COVID-19/ 12 viktima dhe 223 të prekur, infektohet shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT

31 Mars 2020, 05:48 Nga DOSJA
COVID-19/ 12 viktima dhe 223 të prekur, infektohet shefi i Laboratorit

Tiranë- 223 të infektuar dhe 12 viktima, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Mbërmjen e djeshme, humbi jetën tek spitali Infektiv një 82-vjeçare, e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se 8 të infektuar të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuar me COVID-19 është edhe Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri personave të shëruar ka shkuar në 44. Harta e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Korçë,  Fier, Shkodër dhe Tropojë. Spitali i dytë COVID në vend është ‘Shefqet Ndroqi’, në të cilin disa ditë më parë u krye një ndërhyrje kirurgjikale tek një paciente e infektuar.

 

Mjekët dhe qeveria iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre. Që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi masa e re, që çdo qytetar për të bërë pazar një orë në ditë, duhet të njoftojë autoritetet 24 orë para për të marrë leje.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll