Sport

Ministri italian sulmon klubet big: Jetojnë në një flluskë, futbolli tani do ndryshojë

29 Mars 2020, 20:33 Nga DOSJA
Ministri italian sulmon klubet big: Jetojnë në një flluskë,

Ministri Italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka shpërthyer në intervistën e tij për “Repubblica”, duke thënë se “rinisja e kampionatit në 3 prill nuk është hipotezë realiste, por fantazi!”

Madje, ai shkon më tej saqë propozon edhe anulimin e stërvitjeve edhe për gjithë muajin prill dhe sulmon Lega Serie A dhe top klubet. “Pres ndryshim rrënjësor! Klubet e Serie A jetojnë në një fluskë, flas për top kubet. Duke nisur nga rrogat e çmendura miliardere”.

“Duhet të kuptojnë se pas kësaj krize asgjë nuk do të jetë si më parë. Kam gati planin 400 mln euro për të mbështetur sportin bazë, shoqatat e amatorëve dhe të rinjtë, që në të ardhmen do të japin frytet”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus koronavirus kritika juventus koronavirus kritika

Sondazh

Poll