Sport

Gotze largohet nga Dortmundi, tre klube italiane vihen në radhë për të

29 Mars 2020, 17:51 Nga DOSJA
Gotze largohet nga Dortmundi, tre klube italiane vihen në radhë

Ai është ish-kampion bote dhe ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në nivel klubesh, me përjashtim të Champions League. Mario Gotze, njëri nga talentet më premtues të Gjermanisë disa vite më parë, aktualisht është duke menduar të ndryshojë destinacion.

Mesfushori është në muajt e fundit të kontratës me Dortmundin dhe pritet që verën e ardhshme të transferohet në Serie A. Ish-ylli i Bayernit gëzon interesin e tre klubeve italiane, të cilët nuk kanë pse paguajnë për transferimin e tij, sepse ai do të largohet me parametra zero nga “Signal Iduna Park”.

Roma, Interi dhe Napoli janë tre klubet që duan ta blejnë mesfushorin. Ai ende nuk e ka marrë një vendim. Pozicioni i tij i preferuar është ai i trekuartistit, kështu që i duhet një ekip që luan me 4-2-3-1 ose pa sulmues të deklaruar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund gotze merkato serie a dortmund gotze merkato serie a

Sondazh

Poll