Aktualitet

VIDEO/Mjekët shqiptarë ‘heronj’ në Itali, caktohet zona, ja ku do të luftojnë me COVID-19

30 Mars 2020, 10:38 Nga DOSJA
VIDEO/Mjekët shqiptarë ‘heronj’ në Itali, caktohet

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falënderuar 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë, që ndodhën në Itali dhe ka dhënë lajmin se do të shërbejnë në spitalin e Breshias, pas përhapjes së COVID-19 në këtë shtet. Ministrja ka publikuar edhe një video, ku shfaqen bluzat e bardha shqiptare, teksa marrin udhëzime në spitalin e Breshias. Ajo thekson se ata janë krenaria jonë.

“Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim janë #krenaria jonë 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në Itali❗️#FORCA #JEMIMEJU????”,shprehet ministrja në një postim në Facebook. 

Dy ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj. Conte falënderoi kryeministrin Edi Rama.

J.V/Dosjs.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu koronavirusi ne itali mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu

Sondazh

Poll