Sport

Inter-Juventus, rikthehen përplasjet! Merkatoja i vë përballë prej dy yjeve italianë

29 Mars 2020, 15:56 Nga DOSJA
Inter-Juventus, rikthehen përplasjet! Merkatoja i vë

Edhe nëse koronavirusi shmang sfidat kundër tyre, merkatoja nuk mundet. Rrugët e Interit dhe Juventusit duket se do të vijojnë të jenë të kryqëzuara, madje për vite me radhë.

Nëse iu besojmë lajmeve të së përditshmes “Gazzetta dello Sport”, dy klubet më të forta në Itali për momentin po rivalizojnë për dy emra premtues të kombëtares së Italisë. Bëhet fjalë për të rinjtë Federico Chiesa dhe Sandro Tonali.

Ata do të largohen nga Fiorentina dhe Brescia në verë. Gara ka nisur! Chiesa shihet si më pranë bardhezinjve, por Interi mund t’ia ndryshojë mendjen duke përdorur fjalët motivuese dhe karakterin e trajnerit Antonio Conte. Historia ka treguar se ai ka një ndikim të paparashikueshëm në psikologjinë e italianëve.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter juventus merkato inter juventus merkato

Sondazh

Poll