Bota

‘Der Spiegel’: Intriga e një kaste të korruptuar e rrëzoi Albin Kurtin, nuk mungoi ndërhyrja e SHBA-së

29 Mars 2020, 13:42 Nga DOSJA
‘Der Spiegel’: Intriga e një kaste të korruptuar e

Kosovë- “Der Spiegel”, revista gjermane nëpërmjet një shkrimi, thekson se politikanët vendas dëshironin ta hiqnin qafe Albin Kurtin, për shkak se ai paralajmëroi një luftë të ashpër kundër elitës së korruptuar. Po kështu theksohet se  diplomacia amerikane bëri presion për rrëzimin e tij, për shkak se Kurti kundërshton planet për shkëmbimin e territoreve që synohet nga SHBA-të.

“Der Spiegel” shkruan se arsyeja e dytë e rrëzimit të Kurtit ishte për shkak se ai kundërshton zgjidhjet diplomatike sekrete të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë nga shkrimi:

Eurodeputetja e gjelbër dhe relatorja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, e përshkruan për SPIEGEL si një “manovër politike plotësisht të papërgjegjshme”. “BE tani duhet të marrë një qëndrim dhe të marrë drejtimin diplomatik në Kosovë,” thotë ajo.

Në një përgjigje të pyetjeve nga SPIEGEL, Kurti shkruan se qeveria e tij është rrëzuar nga një “elitë e korruptuar politike”, e cila për shumë vite ka vënë interesat e tyre personale në plan të parë. “Tani që gjërat kanë ndryshuar gjatë mandatit tim, është e vështirë për ta të pajtohen me të.” Kurti nuk ka dëshirë të kritikojë diplomacinë amerikane. Ai beson se Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump në Kosovë është “mashtruar nga disa nga liderët politikë të Kosovës”, tha Kurti.

Burimi: Der Spigel

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti der spigel rrëzimi i qeverisë së kurtit albin kurti der spigel rrëzimi i qeverisë së kurtit

Sondazh

Poll