Rrëzimi i Albin Kurtit/ Baton Haxhiu: Qeveria e re në Kosovë do të jetë në pushtet në fillim të muajit të ardhshëm, do
29 Mars 2020, 13:20Nga DOSJA
Kosovë- Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar së fundmi se Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm. Haxhiu është shprehur se qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, do të jetë në detyrë edhe për pak ditë. Ai parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Unë besoj që LDK’ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”. “LDK’ja i ka 66 apo 67 vota”, ka thënë Haxhiu për TV Klan. Sipas tij, LDK’ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”.
51 ditë pas mandatimit, u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Pak ditë më parë, Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Në Shtetet e Bashkuara rrugët janë të boshatisura nga njerëzit , por ata janë mbushur me minjë. Në SHBA janë mbyllur të gjithë restorantet dhe kafet, ndërk...
BRITANI-Kryeministri i Britanissë Boris Jahnson është infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit dhe këtë e ka konfirmuar vetë ditën e premte.Mirëpo...
GJERMANI-Sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton Corona rrezikon më shumë njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje të ndryshme. Por çfarë do të thot...
ITALI-Zjarrëfikësi Italian Pino di Gioia, ishte udhëheqësi i një ndër ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët ndihmuan në nxjerrjen e viktimave që kishin ngelur ...
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka shkruar një letër për të gjithë familjet në Mbretërinë e bashkuar. Në letër u është kërkuar të g...
GREQI-Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 35, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit ja kanë humbur jetë 3 persona . Ndërkohë numri i personave të infektuar ka s...
INDI- Edhe India është një nga vendet e prekura nga koronavirusi, mirëpo ndryshe nga vendet e tjera ata kanë marrë masa më të rrepta. Në Indi para disa ditës...
FRANCË– Profesori nga Marseja, Didier Raoult ditën e premte ka publikuar rezultatet e një studimi të dytë mbi kombinimimin e hidroksiklorokinës me një anti...