Bota

U erdhi në ndihmë shqiptarëve gjatë tërmetit/ Zjarrëfikësi italian falenderon mjekët që mbërritën në Itali për të

29 Mars 2020, 11:43 Nga DOSJA
U erdhi në ndihmë shqiptarëve gjatë tërmetit/

ITALI-Zjarrëfikësi Italian Pino di Gioia, ishte udhëheqësi i një ndër ekipeve të  kërkim-shpëtimit  të cilët ndihmuan në nxjerrjen e viktimave që kishin ngelur nën rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë Italia është një nga vendet e para në Europë  e prekur nga sëmundja e koronavirusit dhe ditën e djeshme 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Ndërsa, Pino di Gioia, nëpërmjet një postimi në “Facebook“ ka shfaqur mirënjohjen për mjekët shqiptarë që po i vijnë në ndihmë popullit të tij, duke i konsideruar ata si vëllezër.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë për ndihmën tuaj, as ne nuk do ta harrojmë” – shkruan ai Gioia teksa poston videon e nisjes se stafit mjekësor drejt Bergamos, zona më e prekur nga koronavirusi në Itali.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali pino di gioia koronavirusi ne itali pino di gioia

Sondazh

Poll