Bota

Humb jetën nga koronavirusi Ish-ministri francez, Patrick Devedjian

29 Mars 2020, 10:59 Nga DOSJA
Humb jetën nga koronavirusi Ish-ministri francez, Patrick Devedjian

FRANCË– Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka humbur jetën nga koronavirusi mëngjesin e ditës së sotme.

75-vjeçari ishte babai i katër fëmijëve , ndërkohë vetëm para disa ditësh nëpërmjet një postimi në Twitter ai kishte thënë se ndihej i lodhur por megjithatë gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Ai ishte shtruar në një spital në Jug të parisit që nga e mërkura e kaluar, ku dhe ka ndërruar jetë . Ndërsa familjarët kanë bërë me dije se gjendja e tij ishte rënduar ditën e djeshme: “Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”,- tha familja e tij.

Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore.

Burimi;Dailymail

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france patrick devedjian koronavirusi ne france patrick devedjian

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2020, 06:07

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shku...