Bota

Flet miku i ambasadorit Grenell, Schwartz: Engel nuk mundi të ndikonte tek Obama për të ndihmuar Kosovën, është i dështua

29 Mars 2020, 08:37 Nga DOSJA
Flet miku i ambasadorit Grenell, Schwartz: Engel nuk mundi të ndikonte tek

SHBA- Arthur Schwartz, i  cili është një mik i ambasadorit Richard Grenell dhe i familjes Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter ka deklaruar se kongresmeni amerikan Eliot L. Engel nuk ka mundur të ndikonte te Barack Obama për ta ndihmuar Kosovën.

“Pse do të duhej që Grenell ta dëgjonte Engel? Engel nuk ndikoi te Obama që ta ndihmonte Kosovën. Partia e tij nuk e dëgjon kurrë atë për çështjet e Ballkanit. Historia e veprimeve të tij në Ballkan është një histori e dështimit të plotë”, ka shkuar Shwartz.

Një ditë më parë kongresmeni amerikan Engel deklaroi se është shumë i shqetësuar nga taktika që po përdor administrata Trump mbi Prishtinën.  Ai u shpreh se SHBA në vend që të linte një qeveri të re të përballej me një gjendje pandemie, kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë.

Grenell kërkoi heqjen e taksës, Kurti e hoqi pjeserisht. Pas rrëzimit nga qeveria,  Kurti tha se kishte dorë edhe Grenell në rrëzimin e tij, se bashkëpunoi me LDK-në dhe ka pasur një marreveshje të fshehtë Thaçi-Vuçiç, me ndërmejtësimin e Shtëpisë së Bardhë për ndryshimin e kufijve. Grenell per T7 tha se ai nuk është në djeni të një marrëveshje dhe nuk e përkrah këtë çështje dhe akuzoi Kurtin si mashtrues.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arthur schwartz richard grenell albin kurti arthur schwartz richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2020, 06:07

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shku...

Bota 28 Mars 2020, 21:33

ITALI- Ministri i Jashtëmi i Italisë, Luigi Di Maio ka reaguar sërish pas dërgimit të 30 mjekëve nga Shqipëria në Itali. Di Maio shkruan se Shqipëria tregoi se ...