Aktualitet

Banorët e Klosit denoncojnë rritjen e çmimit të miellit: Me çfarë ta mbush barkun, ku është qeveria? Ku të mbytem me 40

27 Mars 2020, 21:23 Nga DOSJA
Banorët e Klosit denoncojnë rritjen e çmimit të miellit:

KLOS– Banorët e Klosit kanë denoncuar rritjen e çmimit të miellit. Situata e vështirë ekonomike, e krijuar për shkak të Covid-19, ka bërë që familjet me të ardhura të pakta ta vuajnë më shumë këtë pjesë. Banorët e Klosit denoncojnë se një kuintal shitet 600 lekë të rinj më shumë, seç shitej më par.

Alfred Kaçuli thotë se me 4000 mijë lekë të rinj ndihmë ekonomike nuk mund të ushqehen 4 anëtarët e familjes së tij. Ai shprehet më tej se sot ka marrë një thes miell, 1 kg oriz dhe dy qese të vogëla kripë me para borxh në një dyqan në Klos. Alfredi tregon se as në Bashki nuk ka gjetur mbështetje.

Kemi probleme se janë ngritur të gjitha çmimet. S’kemi bukë për të ngrënë në shtëpi. Jam vetë i katërti dhe s’kemi për të mbushur barkun me bukë. Mielli është rritur me 600 lekë. Ku të mbytem me 40 mijë lekë të vjetra në mujaj. Jemi mbytur në borxhe dhe nuk kemi më lekë,”– thotë ai në video.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred kaculi klos alfred kaculi klos

Sondazh

Poll