Bota

Dy oficerët shqiptarë në New York, i shpëtojnë jetën pasagjerit që humbi ndjenjat në taksi

27 Mars 2020, 14:15 Nga DOSJA
Dy oficerët shqiptarë në New York, i shpëtojnë

SHBA– Qytetari kishte humbur ndjenjat ndërkohë që po lëviste nëpër qytet me një taksi, por dy oficerët shqiptaro-amerikanë, kanë ndërhyrë me masat emergjente duke kryer CPR, metodën e ndihmës shpejtë nga eksperienca e tyre, dhe në këtë mënyrë ia kanë rikthyer frymëmarrjen pasagjerit.

Ndërkohë ky lajm është publikuar edhe nga faqja zyrtare e shoqatës “NYPD Illyrian Society” që përfshin qindra shqiptaro-amerikanë të angazhuar në forcat e rendit dhe të drejtësisë.

Shumë shqiptarë i kanë uruar për punën dy oficerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë kujtojmë se në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 250 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria Society”: Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane.

Uniformat blu në New Jersey NJPD, thuhet se janë më shumë se 100 shqiptar pjestarë të NJPD dhe që kanë Shoqatën e Zbatimi të Ligjit “Albanian American Laë Enforcment” të Shtetit New Jersey.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dy oficeret shqiptare ne shba new jersey shba dy oficeret shqiptare ne shba new jersey shba

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2020, 12:08

WASHINGTON – SHBA ka njoftuar se do të vënë në dispozicion 274 milion dollarë për fonde shtesë në Shëndetësive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Fondi n...