Politike

Konferenca e kryetarëve/ Caktohet kalendari, Ruçi: Kuvendi do vijojë punimet, prioritet ligjet për pandeminë

27 Mars 2020, 10:32 Nga DOSJA
Konferenca e kryetarëve/ Caktohet kalendari, Ruçi: Kuvendi do

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve të Kuvendit është mbledhur sot për të planifikuar kalendarin e punimeve për periudhën 30 mars-17 prill.  Komisionet do të mblidhen online për shqyrtimin e akteve normative, ndërkohë që është rënë dakord për shtyjen e afatit për Reformën Zgjedhore. Afati i fundit për miratimin e saj ishte data 15 mars, por që për shkak të koronavirusit është bërë e pamundur.

Gjatë mbledhjes së sotme online bëhet me dije nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi se Kuvendi do funksionojë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se prioritet do të kenë projekt-ligjet për situatën e koronavirusit në vend.

“Në varësi të komisioneve do vendosim seancën e ardhshme plenare. Kuvendi do të vijojë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Kërkesat për pjesëmarrjen e ministrave mbeten të pandryshuara. Kryetarët e Komisioneve do të jenë në Kryesinë e Kuvendit. Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen online. Prioritet miratimi pr.ligjeve që lidhen me situatën e COVID-19,”-mësohet se është shprehur Ruçi.

Ndërkohë deri më tani në Shqipëri janë shënuar 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. Ndërkohë që 31 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi punimet e kuvendit gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi punimet e kuvendit

Sondazh

Poll