Politike

BE zyrtarizon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Ministria e Jashtme: Vendim i vonuar

27 Mars 2020, 09:05 Nga DOSJA
BE zyrtarizon hapjen e negociatave me Shqipërinë/ Ministria e Jashtme:

Tiranë-Bashkimi Europian ka zyrtarizuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Këshilli Evropian vendosi sot për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por e quan këtë, një vendim të vonuar. Një njoftimin e ministrisë theksohet se ky vendim është një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, pasi tregon se agjenda e zgjerimit funksionon akoma.

“Me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane. Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend.”, thuhet nga Ministria. 

Njoftimi: 

Sot, Këshilli Evropian vendosi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë. Me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane. Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend.

Vendimi i Këshillit është më shumë se një shenjë besimi që i jepet vendit tonë, Shqipërisë. Në fakt, është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Qeveria Shqiptare do ta realizojë duke përmbushur në kohë dhe si duhet të gjitha kërkesat, në përputhje me pritshmëritë e procesit të anëtarësimit në BE.

Vendimi i Këshillit është gjithashtu një njohje e qartë e përparimit të konsiderueshëm në zbatimin e agjendës së BE-së. Ne mirëpresim miratimin nga Këshilli për vazhdimin e procesit të zgjerimit në bazë të Komunikatës së Komisionit për metodologjinë e re “Pasurimi i procesit të negociatave – Një perspektivë e besueshme në BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo do ta bëjë procesin më të besueshëm, të parashikueshëm dhe dinamik. Shqiperia është totalisht gati për të plotësuar kërkesat të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re.

Veçanërisht mirëpresim mandatin që i është dhënë Komisionit për të realizuar dhe finalizuar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE-së, duke filluar me grupin e thelbësoreve. Ne dëshirojmë të sigurojmë vendet anëtare të BE-së dhe institucionet e saj se Shqipëria do të jetë e përkushtuar plotësisht në përmbushjen në kohë të kushteve të kërkuara deri në Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë; në fakt është edhe një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, duke treguar se agjenda e zgjerimit funksionon akoma dhe se e ardhmja e rajonit është në familjen evropiane. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona për shtetet anëtare të BE-së, për Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Shërbimin e Jashtëm të BE-së, që bënë të mundur arritjen e këtij vendimi për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria do të vijojë agjendën e saj të reformave me përkushtim të palëkundur. Shqipëria do të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe do të vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.

Më 24 mars, Bashkimi Evropian i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim në union. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte, ndërsa për Shqipërinë janë disa ‘detyra shtëpie’ për t’u përmbushur.  Një nga detyrat është që Shqipëria duhet të miratojë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe  të sigurojë vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përfshi Gjykatën e Lartë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë keshilli europian be çel negociatat me shqiperinë keshilli europian

Sondazh

Poll