Politike

“Me këtë sëmundje s’mund të bëhet asnjë neglizhim”/ Berisha flet nga karantina: Ja si po i kaloj ditët, po përpiqe

27 Mars 2020, 06:52 Nga DOSJA
“Me këtë sëmundje s’mund të bëhet

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si po i kalon ditët i izoluar në banesën e tij. Ai është shprehur se bën aktivitet fizik gjatë ditës dhe lexon. Ndërkohë Berisha iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë masat, pasi shprehet se me këtë virus nuk duhet bërë asnjë neglizhim.

“Absolutisht unë përpiqem të bëj atë jetën time të përditshme pa ndonjë ndryshim të veçantë. Bëj atë aktivitetin fizik dhe lexoj tërë ditën. Apeli im është ky, të ndërgjegjësohemi çdo ditë, sepse jemi në një mision të mbrojtjes së vetes tonë, të familjes, të shoqërisë. Me këtë sëmundje nuk mund të bëhet asnjë neglizhim. Kjo është thirrja ime për qytetarët. Sikundër i përcjell një mesazh mjekëve tanë, t’u shpreh nderimin dhe mirënjohjen. Shoh mospërfshirjen e mjekut të shtëpisë në këtë proces”, u shpreh Berisha. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha viktimat e covid ne shqiperi sali berisha viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll