Ekonomi

Basha takim me Albin Kurtin, e vlerëson për qëndrimin që mbajti ndaj studentëve

5 Shkurt 2019, 12:52 Nga DOSJA
Basha takim me Albin Kurtin, e vlerëson për qëndrimin që

Kreu i PD-së Lulzim Basha priti sot në një takim Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, të cilin e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Basha dhe Kurti kanë ndarë të njëjtin mendim  mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

“Kreu i opozitës shqiptare dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standarteve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

ekonomi ekonomi albin kurti lulzim basha takimi pd albin kurti lulzim basha takimi pd

Sondazh

Poll