Aktualitet

Ka takuar Skënder Bratajn që është me COVID-19, Manastirliu: S’e kam bërë akoma testin, vajzat në dark i përshëndes n

26 Mars 2020, 21:20 Nga DOSJA
Ka takuar Skënder Bratajn që është me COVID-19, Manastirliu:

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se ende nuk e ka bërë testin për COVID-19, pasi nuk ja kanë rekomanduar ekspertët. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Manastirliu tha se ajo ruan distancën sociale dhe zbaton rregullat dhe ka marrë të gjtha masat.

Në radhë të parë qytetare ja edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë I respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë. Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”, tha Manastirliu. Por edhe pse Manastirliu tha se ajo është mbrktur nga COVID-19, kohët e fundit ka pasur kontakte me Drejtorin e Ugjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është konfirmuar si i prekur me COVID-19.

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid ogerta manastirliu skender brataj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid ogerta manastirliu skender brataj

Sondazh

Poll