Aktualitet

“Më fikni kondicionerin, edhe në studio”, Fevziu jep urdhër pas alarmit nga Pipero: Mund të përhapë Covid-19,

26 Mars 2020, 21:24 Nga DOSJA
“Më fikni kondicionerin, edhe në studio”, Fevziu jep

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka këshilluar të gjithë njerëzit që të fikin kondicionerët dhe të mundohen t’i përdorin sa më pak. I ftuar në studion e “Opinion”, Pipero iu përgjigj pyetjeve të njerëzve dhe Blendi Fevziu e pyeti në lidhje me kondicionerin.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Pipero kam një pyetje, më thonë që kondicioneri përhap koronavirusin, a është e vërtetë?

Pipero: Unë do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse tështimë dhe keni kondicionerin është e mundur që ta kthej në aerosol

Fevziu: Ma fikni kondicionerin shpejt edhe në studio…

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero blendi fevziu koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll