Aktualitet

Burri nga Puka infekton gruan dhe vajzën e tij, dyshohet se virusin e mori pas takimit me ‘pacientin zero’ në Tira

26 Mars 2020, 18:54 Nga DOSJA
Burri nga Puka infekton gruan dhe vajzën e tij, dyshohet se virusin e mori

SHKODËR– Burri nga Puka që ka rezultuar pozitiv me  Covid-19 dyshohet të ketë infektuar edhe gruan e vajzën e tij, pasi këto dy të fundit kanë dalë pozitiv pas analizës së bërë për koronavirus. Mësohet se burri në fjalë është shtruar fillimisht në spitalin e Pukës, por më pas ai u transferuaa në Tiranë për të bërë testin. Testi me tampon rezultoi negativ, por pas skanerit u vertëtua që ai ishte i infektuar me koronavirus.

Dyshohet se ai e ka marre virusin COVID 19 nga kontakti qe ka patur me “pacientin zero”, në Tiranë, që është një prej pacientëve të shëruar tashmë.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll