Aktualitet

Akuzat për pakot me ushqime, Rama: Bëni durim, durim, ka për 60 mijë familje

26 Mars 2020, 19:24 Nga DOSJA
Akuzat për pakot me ushqime, Rama: Bëni durim, durim, ka për 60

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në mënyrë të tërthortë akuzave në lidhje me ndihmat dhe pakot me ushqime që janë shpërndarë nëpër shtëpitë e qytetarëve. Teksa po sqaronte ne një video se si ka zgjidhur shumë probleme dhe ankesa të qytetarëve që janë identifikuar në kanalin e emergjencës, Rama tha se ka për të gjithë dhe se duhet bërë durim.

“Bëni durim, durim. Operacioni humanitar vijon dhe vetëm dje kemi asistuar 60 mijë familje me pako nga operacioni humanitar,”– tha kryeministri Rama ndër të tjera.

Dosja.al ka raportuar edhe ankesat e qytetarëve të cilët janë shprehur se nga ndihmat që u kanë ardhur në shtëpi, kanë marrë makarona vaj dhe ndonjë tek tuk ka marrë edhe shishe fanta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll