Bota

Rritet numri i viktimave edhe në New York, vdesin 100 persona brenda 24 orëve

26 Mars 2020, 17:15 Nga DOSJA
Rritet numri i viktimave edhe në New York, vdesin 100 persona brenda 24

NEW York– Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, ka njoftuar sot se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 385, ku vetëm brenda 24 orëve janë shënuar 100 të tilla.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave në ShBA ka shkuar në mbi 1000 dhe New York është epiqenda e virusit.

Në New York 37.258 raste janë të infektuar me koronavirus si dhe të gjithë mjekët e vendit e të gjitha kategorive po merren me të prekurit nga virusi. Mbi gjysma e popullsisë amerikane tani është në izolim pasi autoritetet në mbarë vendin kërkojnë të frenojnë shpërthimin e virusit.

Burimi: au.news

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne new york koronavirusi ne new york

Sondazh

Poll