Bota

Nga diabetikët dhe asmatikët/ Ja kush janë njerëzit më të rrezikuar nga Covid-19  

26 Mars 2020, 16:14 Nga DOSJA
Nga diabetikët dhe asmatikët/ Ja kush janë njerëzit më

Ndërsa e gjithë bota është në alarmin e koronavirusit dhe të gjithë frikësohemi se mos prekemi nga ai, disa njerëz janë më të rrezikuar nga kjo situatë. Deri më tani numri i viktimave ka qenë më shumë mbi moshën 60- vjeçare, prandaj duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos infektohen.

Por kush tjetër konsiderohet me rrezik të lartë dhe çfarë duhet të bëjnë për të mbajtur veten të mbrojtur nga koronavirusi?

Njerëzit që vuajnë me sëmundje kronike të frymëmarrjes, sëmundje kronike të zemrës, janë mbipeshë ose kanë sistem të dobët imunitar nga sëmundje të tilla si HIV dhe Aids janë më të rrezikuar të prekur. Po ashtu ekziston gjithashtu një kategori që konsiderohet si jashtëzakonisht e ndjeshme.

Në listë përfshihen njerëz që kohët e fundit kanë kryer transplant organesh, njerëz me kancer që bëjnë kimioterapi aktive ose radioterapi si edhe njerëz me kancer të kockave.

Njerëz me sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike emfizema ose bronkiti, me sëmundje kronike të zemrës, të veshkave dhe mëlçisë, siç është hepatiti

Gjithashtu njerëzit që janë me sëmundjet kronike neurologjike, të tilla si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e neuroneve motorike, skleroza e shumëfishtë ose paraliza cerebrale.

Diabetikët, njerëzit me probleme me shpretkën, me sistem të dobët imunitar për shkak të HIV dhe AIDS, njerëzit mbipeshë si edhe gratë shtatzëna.

Ndërkohë njerëzit ekstremisht të prekshëm janë ato që kanë bërë transplant organesh, njerëzit me kancer që po i nënshtrohen kimioterapisë intensive ose radioterapisë, njerëzit me astmë të rëndë ose që kanë sëmundje të rënda si dializa.

Burimi:TheSun

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll