Bota

OBSH: Në Europë ka shenja inkurajuese, por pandemia ende nuk e ka arritur kulmin

26 Mars 2020, 16:35 Nga DOSJA
OBSH: Në Europë ka shenja inkurajuese, por pandemia ende nuk e ka

ZVICËR– “Megjithëse situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim shenja inkurajuese. Në Itali numri i rasteve është ulur paksa, por është shumë herët të thuhet se pandemia ka arritur kulmin.“- është shprehur Hans Kluge, drejtori i seksionit europian i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Gjithashtu OBSH ka vlerësuar punën e mjekëve italianë përgjatë këtyre ditëve të trishta ku bilanaci i vitkimave dhe të infektuarëve ka qenë i frikshëm.

Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH i programit të emergjencës EMS, ka shprehur admirim për mjekët italianë duke i quajtuar ata heronj.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, vlerësoi angazhimin e bërë nga qeveria dhe qytetarët.

“Italia po bën gjithçka që është e mundur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit”.- u shpreh ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe obsh tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne europe obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll