Bota

Tetë raste të reja me koronavirus, shkon në 89 numri i të sëmurëve, shërohet plotësisht një pacient

26 Mars 2020, 17:12 Nga DOSJA
Tetë raste të reja me koronavirus, shkon në 89 numri i të

KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë janë shënuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 89.

Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë njoftuar gjithashtu edhe për lajmin e mirë se është shëruar një prej pacientëve me koronavirus.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.”- ka shkruar Vitia.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll