Bota

174 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 2,234 numri i të vdekurve në Iran, mbi 29 mijë të infektuar

26 Mars 2020, 11:43 Nga DOSJA
174 viktima në 24 orët e fundit, shkon në 2,234 numri i të

IRAN– Irani ka raportuar edhe 157 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane Kianush Jahanpur për TV shtetëror ditën e sotme, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2.234 në Republikën Islamike ku janë 29.406 njerëz të infektuar.

“Numri i rasteve të reja të infektuara ishte 2.389 në 24 orët e kaluara.”- tha Jahanpur, ndërkohë ju ka bërë thirrje iranianëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërkohë Qeveria e Iranit ka ndaluar lëvizjen e njerëzve pasi mund të ketë një “valë të dytë” të shpërthimit të koronavirusit, pasi numri total i vdekjeve i kaloi 2,000.

Udhëheqësit e Iranit deri më tani kanë rezistuar kundër vendosjes së bllokimeve, pavarësisht se ato janë një nga vendet më të goditura në botë. Ata kanë insistuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar përhapjen e Covid-19, megjithë shumë iranianë që shprehin shqetësimin.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 3600 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: alarabiya.net

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll