Bota

Gruaja ishte në momentet e fundit, infermieria italiane i jep telefonin të fliste me të bijën, tregon e prekur bisedën: Ndj

26 Mars 2020, 11:00 Nga DOSJA
Gruaja ishte në momentet e fundit, infermieria italiane i jep telefonin

ITALI– Një infermiere nga Torino ka përlotur rrjetin me historinë që ka treguar lidhur me një paciente të infektuar me koronavirus, e cila i tha lamtumirën e fundit së bijës me anë të telefonit. Noemi Bonfiglio, tregoi se rreth orës 20:30 kishte shkuar pranë shtratit të një zonjë dhe e kishte pyetur nëse donte që të fliste me fëmijët e saj.

Gjatë telefonatës së bërë nga celulari i saj, infermieria tregoi se e bija i kishte dhënë forca të ëmës duke i kërkuar që të luftonte pasi gjithmonë ia kishte dalë mbanë.

Tingëllon telefoni dhe në anën tjetër të kamerës, del imazhi i një vajze me sy të shndritshëm, e cila më në fund, e sheh nënën e saj në një shtrat spitali. Madje nuk i sheh as fytyrën sepse ajo mban veshur një helmetë në kokë që nuk e lë të flasë, dhe nga ana tjetër mund të dëgjosh fjalë të ëmbla dhe të trishtueshme. Ja çfarë i thoshte ajo të ëmës: Gjithmonë ke qenë nënë luftëtare, kurrë mos hiq dorë, ne jemi të gjithë me ty!” Dhe unë pranë saj, pas maskës sime, ndjeja të dridhura dhe lot emocioni!! Unë as nuk mund të them se çfarë emocioni është … Unë e di vetëm se nuk do ta harroj kurrë. Kjo ishte ndoshta hera e fundit që një nënë mund ta shihte vajzën e saj!,”-rrëfen infermieria.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 3600 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali torino itali koronavirusi ne itali torino

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2020, 09:57

PRISHTINË– Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga qeveria në ikje e Albin Kurtit. Mustafa ka thënë se s...