Aktualitet

26 Mars 2020, 09:18 Nga DOSJA

TIRANË– Ruajtja e distancës së sigurisë  duket se është e pamundur në njësitë bashkiake të Tiranës, ku qytetarët janë mbledhur për të marrë ndihmat ushqimore. Siç edhe duket nga pamjet e AbcNeës tek njësia nr.1 qytetarët: të moshuar, me aftësi të kufizuara, të sapoliruar nga burgu dhe të reja kanë zënë radhë për të marrë ndihmat duke pasur edhe përplasje me punonjësen e bashkisë. 

Punëonjësja para kamerave u kërkoi të gjithëve emrat dhe adresën duke u premtuar se do t’ua çonte ajo në shtëpi ndihmat, por banorët nuk kanë pranuar duke e kundërshtuar. Sipas tyre, e njëjta gjë ka ndodhur edhe disa ditë më parë dhe nuk kanë pranuar që të largohen.

PJESË NGA PËRPLASJA: 

Nënpunësja: Janë shpërndarë 100 familje. Shpërndan me lista mini-bashkia por jo në këtë lloj mënyre. Marrim ndihma ata që janë vërtetë në nevojë.”

Esiona Konomi: Ju po i prisni qytetarët?

Nënpunësja: Kështu do t’i presim kaq afër meje do rrini ju, unë mund të jem e infektuar. Ua kemi dërguar në shtëpi ndihmat.

I moshuari: Jam 70 vjeç unë.

Nënpunësja: Do merrni të gjithë ndihma, do ua sjell unë në shtëpi.

Esiona Konomi: Kryeministri ka thënë të moshuarit mos të dalin….

I moshuari: Kam dalë fshehurazi se s’kam çfarë bëj. Jam plak, i kam dy djemtë në Trieste.

Esiona Konomi: Ju ka ndihmuar njeri?

Qytetar: Jo, asnjë nuk më ka ndihmuar për shpirt të asaj nëne, më zëntë mua ky virusi.

Qytetare: Nuk kam moj motër, i jap përdirë ujë me shërbet për të lypur nuk e nxjerr dot se e kap policia. Unë s’kam marrë asgjë, po më rri fëmija pa ngrënë, nuk kam ku të shkoj, po bëjnë dy javë fëmijët pa ngrënë. Dy i kam në jetimore, ta çoj edhe këtë?

Disa çaste më pas në mini-Bashkinë ka mbërritur për ndihmë edhe Policia Bashkiake, e cila ka ndërhyrë tek qytetarët për të ruajtur distancën e sigurisë dhe radhën mes tyre për të lënë shënim emrin nga nënpunësja. 

Nuk dihet ende pse ka lindur ngërçi me ndihmat në mini-Bashki. Nënpunësja përmendi se deri më tani ishin shpërndarë ndihma në 100 familje, ndërkohë Tirana ka më shumë se 2 javë në karantinë. Ndihmat janë ende stok në magazina nga periudha e tërmetit, për shkak të solidarizimit që ndodhi me Shqipërinë. Në rast të kundërt, vetë ministri i tij, Arben Ahmetaj tha se rezerva e shtetit kishte ushqime për 1 muaj e gjysëm. Përse nuk ndihmohen familjet në nevojë? Ka probleme me ushqimet apo me transportin?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndihmat per koronavirusin njesia bashkiake tirane ndihmat per koronavirusin njesia bashkiake tirane

Sondazh

Poll