Aktualitet

Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes një tjetër paciente, MSh: Vuante nga hipertensioni

25 Mars 2020, 23:11 Nga DOSJA
Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes një

TIRANË– Numri i viktimave nga koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 6. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e një tjetër pacienteje, të moshës 71 vjeçe, për të cilën shprehet se ishte në terapi intensive dhe e shtruar në Spitalin e Infektivit.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri,”- shkruan mw tej ministria.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 6 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll